Dëmtohet “Ura e Zogut” në Milot
Ura me harqe ose e quajtur ndryshe “Ura e Zogut” në Milot, po degradohet nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit të insittucioneve përkatëse.Prej disa kohësh, kjo urë e cila është dhe monumet kulture që ruhet nga shteti, çdo ditë dhe më shumë po dëmtohet nga persona të papërgjegjshëm.Urës po i vidhen pjesët metalike me vlerë dhe ajo gradualisht po humbet dhe bukurinë e dikurshme.Ndonëse janë bërë dhe denoincime në organet e policisë nga banorët, deri më tani nuk është ndaluar asnjë person në lidhje me këtë situatë.70 vjeçari, Gjergji Ngjeci, i cili është i njohur dhe si ndërtues i veprave te artit dhe banor i fshatit pranë urës së Zogut, flet për këtë masakër e cila po i bëhet kësaj vepre monumentale.Sipas Ngjecit, organet e policisë duhet të parandalojnë vjedhjen e pjesëve metalike të urës, pasi dita ditës kjo vepër e madhe historike po humbet vlerat e saj.