Elbasan, probleme me rreshjet e dëborës

Rreshjet e dëborës të rëna ditët e fundit dhe temperaturat e ulëta, vazhdojnë të krijojnë probleme serioze në qarkun e Elbasanit.Mjaft zona rurale gjenden të bllokuara e disa akse nacionale përballen me ngricat. Rrethet e Librazhdit dhe Gramshit janë me të prekurit nga këto problem, ndërkohë që shefi i emergjencave civile në qarkun e Elbasanit, Mustafa Arapi, përmend disa prej problemeve të evidentuara.Nga vëzhgimet  e “Ora-news”, gjatë dy ditëve të fundit në segmentin Elbasan-Tirane ka munguar baza materiale e kripës dhe skorjes që shërbejnë për shkrirjen e ngricave.Nga reshjet e fundit të dëborës është shembur edhe çatia e shkollës 9-vjeçare në fshatin Gjermë, duke lënë pa mësim nxënësit e kësaj shkolle, një dëmtim i cili ka ndodhur gjatë orëve të natës së të Djelës.