Kapen 160 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek

Kapen 160 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek ndërsa janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.Sipas informacioneve, lënda narkotike u kap në Sajadhe të Igumenicës, në kufi me Çifligun e Sarandës dhe dyshohet se ajo është transportuar me kafshë pune nga zona e gjelbër e fshatit Çiflik të Sarandës drejt shtetit grek.Mësohet se  droga është kapur gjatë një kontrolli në një automjet me të cilin udhëtonin dy shtetas grekë 22 dhe 24 vjeç të cilët u arrestuan nga policia.Ndërkohë mësohet se policia helene shpalli në kërkim dy grekë dhe një shqiptar që organizuan kalimin e kanabisit në Greqi.