PS u premton qytetarëve heqjen e kontributeve shëndetësore e shërbime falas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2013, 16:57
Shërbimi shëndetësor do të jetë falas për të gjithë. Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, deklaroi se tashmë sitemi shëndetësor në vendin tonë ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe pikërisht për këtë në programin e Partisë Socialiste parashikohet heqja e kontributeve shëndetësore.Ndërkohë përsa i përket mbulimit të kostove të kësaj nisme Beqaj shpjegon se do të bëhet duke ulur evazionin në sektorë të tjerë të ekonomisë.Ndërsa lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, Sekretari për programin deklaroi se sistemi aktual në Shqipëri ka dështuar për shkak të numrit të lartë të papunëve. Beqja këtë deklaratë e bëri në javën e shëndetësisë.