Rama: Gjithçka për Tiranën që u pengua nga pushteti i votave të vjedhura

Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në ceremoninë e organizuar me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, kryesocialisti Rama thekson se zhvillimin e ri Tiranës do ia japë PS me ardhjen e saj në pushtet.“Jam dakord me Saliun, pas 23 Qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqinë transformuese të fillimviteve 2000:-)”- shkruan Rama.Sipas tij,qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për Tiranën gjithçka që u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të 2009 e 2011-ës."Tirana do jetë lokomotiva e fitores së Rilindjes ndaj Rrënimit;Rendit Ligjor ndaj Krimit e Abuzimit;Barazisë së Mundësive ndaj Padrejtësisë!” shkruan më tej Rama.