Alarm për sëmundjen e epilepsisë, mjekët: Për një vit janë prekur 6 mijë persona
Vetëm për 1 vit, mjekët e familjes kanë raportuar për afro 6 mijë pacientë në rrethin e Tiranës që vuajnë nga sëmundje të sistemit qëndror nervor. Epilepsia është sëmundja më e përhapur, ku 47% e pacientëve janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.Të dhënat tregojnë se sëmundjet e sitemit nervor qëndror, e kryesisht epilepsia është më e përhapur në vendet në zhvillim, siç është Shqipëria sesa në vendet e industrializuara.Për fat të keq kjo sëmundje prek së tepërmi fëmijët, ndërsa shkaqet në rastin e femrave janë traumat gjatë lindjeve, tek fëmijët infeksionet e trurit, çrregullimet e shkaktuara nga temperatura e larte, trashegimia dhe me rralle tumoret e trurit.Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se mbi 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga epilepsia. Po sipas të dhënave të OBSH më të prekur janë meshkujt në raport me fermat, por risku i këtyre të fundit janë traumat gjatë linjdjes.Mjekët rekomandojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm, sidomos prindërit ndaj temperaturës së lartë tek fëmijët apo neglizhenca që mund të çoj deri në infeksione të trurit.