Nuk dihet asgjë për fatin e shqiptarëve në Jemen

Ende nuk dihet asgjë për fatin e tre shqiptarëve të ndaluar nga autoritetet jemenase në portin e Al Mukalla në Jemen.Në seancën e fundit gjykata jemenase ka vendosur për boshatisjen e anijes EOS që ishte ngarkuar me 180 tonë municione, por ende nuk ka një njoftim për lirimin e 3 shqiptarëve që akuzohen për trafik armësh.Prokuroria ka kërkuar shkakrimin e anijes, e ndërsa një pjesë e armatimit do të shkojë drejt ministrisë së mbrojtjes  të Jemenit për hetime.Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.Tre shqiptarët kapiteti i anijes Arif Bakillari oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj janë nën hetime nga autoritete jemenase për trafik armësh.Ditë më parë një marinar grek është liruar nga autoritetet jemenase.  Interesimi i ambasadës greke për situatën në të cilën është përfshirë anija që i përket një kompanie greke, por edhe për marinarin e vetëm me shtetësi greke në ekuipazh, ka çuar në lirimin e marinarit.