Kukës, ndërpriten reshjet, dalin nga izolimi komunat dhe fshatrat
Janë ndërprerë reshjet e dëborës në të gjithë rajonin veri-lindor, duke sjellë daljen nga izolimi të të gjitha komunave dhe fshatrave që vetëm një ditë më parë ishin izoluar si pasojë e dëborës së rënë.Tashmë e izoluar në qarkun e Kukësit mbetet vetëm komuna Arrën, ndërkohë që komunikojnë me qytetet e Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit edhe komunat Kalis, Grykë Cajë, Lekbibaj dhe dhjetra fshatra të komunave Zapod, Shishtavec, Lekbibaj etj.Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave civile, bëhet e ditur se banorët e këtyre komunave kanë mundësi të lëvizin në akset rrugore që lidhin rajonet e tyre me qytetet, ndonëse për një qarkullim të lirshëm duhet të përdoren zinxhirët.Për këtë, policia rrugore ka ngritur post-blloqe nëpër të gjitha akset, për të pasur sa më shumë nën kontroll situatën.Lidhur me akset nacionale, ato janë të kalueshme ndërkohë që në rrugën kalimash-Kukës-Morin duhet të ecet me shpejtësi të ulët pasi në orët e para të mëngjesit shtresat e akullit mund të bëhen shkak për aksidente.Lidhur me furnizimin me energji elektrike, nuk janë shënuar probleme të mëdha pavarësisht se dritat janë ndërprerë me intervale të shkurtra.