Berisha: Expoll-et e nxjerrin PD-në në kuotat më të larta

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se demokratët në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, kanë mbështetjen më të madhe të arritur ndonjëherë që nga viti 1996.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha sulmoi kryesocialistin Rama se është kthyer në obsesiv duke e akuzuar për vjedhjen e programit.“PD edhe në Expoll-et më të fundit është në distancë forca politike me kryesore. Në kuotat në të cilat nuk ka qenë ndonjëherë nga viti 1996 deri më sot, sepse shkalla me e lartë e besimi është tek kjo forcë politike. Rama njëherë më thotë më vodhët komisonerët, një herë aleatët, një herë një tjetër programin. Atij i është krijuar një mendim obsesiv. Prap ka skenarin e 2009, prap Blushi do filloje lëvizjen mos i fol shoferit, prap do thotë të bëhem asistent i shoferit, etj”, tha Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu ka bërë sërish sot një përmbledhje të të gjitha arritjeve të vendit gjatë qeverisjes së mazhorancës ndërsa shtoi se mandatin e ardhshëm do të ndërmerret një paketë e re reformash të cilat do të kenë si objektiv rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e punësimit."Këto arritje janë dëshmi të suksesit të reformave të kësaj qeverie, të një suksesi i cili mbrojti Shqipërinë pa rënë në recesion. Por në mandatin e  ardhshëm ne duhet të ndërmarrim reforma të tjera.  Në bazë të këtyre arritjeve ti jap përgjigje të shkëlqyer problematikës së shqiptarëve. Mandatin tjetër të ndërmarrin reforma që Shqipëria të renditet më lart në rritjen ekonomike, ku punësimi të jetë objektiv i kësaj qeverie, që reformat të prekin çdo qytetar dhe të ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e çdo qytetari” theksoi Berisha.Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të kryesocialistit Rama se universitetet janë kthyer në qendra punësimi."Në mënyrë të përsëritur Rama e ka sulmuar  politikën e qeverisë për universitetet dhe ka sulmuar atë nga pozita tërësisht të sistemit të vjetër.  Zotërisë që e ka në majë të gjuhës të thojë që universitet i kemi kthyer në qendra punësimi i them që qeveria së shpejti do të vendosë stimujt më të fuqishëm për punësimin e të rinjve. Nuk mund të ketë objektiv më të madh për investitorët sesa punësimi i të rinjve. Nuk mund të ketë gjithashtu reformë më të rëndisishme për tregun e punës, për ta bërë tregun më kompetitiv që mund të ekzsitojë. Heqja e të gjitha llojeve të detyrimeve fiskale, pagesave për tregun natyrisht përbën një barrë realivisht të rëndë për buxhetin e shtetit por ne duhet ti japim përparësi të rinjve në mënyrë që ata të japin energjitë dhe entuziazimin e tyre” tha Berisha.Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se së shpejti do të vijë për tu votuar edhe akti normativ për legalizimin e plotë të të gjitha pallateve që janë ngritur në kushtet e përcaktuara urbanistike të ligjit.Sipas kryeministrit ky akt normative këput nyjen gordiane, të atij rrjeti të krijuar gjatë këtyre viteve në ndërtimet në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit dhe të cilat kanë lënë pa leje shfrytëzimi të apartamenteve të tyre mijëra familje shqiptare.