Tiranë, në 48 orë, 13 të arrestuar për vepra penale nga policia

Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në vjim të shumë operacioneve të suksseshme, brenda 48 orëve të fundit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë në kushtet e flagrancës 13 shtetas për veprat penale të vjedhjes së banesave dhe gjësë së gjallë, vjedhjes në rrugë, kapje të personave në kërkim etj.Drejtuesit e Policisë, përmes masave të marra dhe mirë menaxhimit, u kanë kërkuar në vazhdimësi strukturave vartëse të saj, pune intesive dhe të pandërprerë në lidhje me zbulimin e dokumentimin ligjor të veprave penale, sidomos atyre të vjedhjes se prones, ku theksohet se në këtë fillim viti, ka reduktim te krimit te vjedhjeve krahasuar me nje vit me pare, si dhe rritje të zbulimit e kapjes ne flagrance te autorëve të veprave penale në këtë fushë. Keshtu, nga Komisariatet e Policisë së Tiranës, janë arrestuar në flagrance shtetasit Florjan Gezim Merja 21 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen B. E., 17 vjec, banuese ne Tirane, brenda nje muaji kanë vjedhur në vazhdimësi banesën e një shtetaseje, duke i marre një sasi të konsidenrueshme parash dhe bizhuterish qe kapin vleren e 5 milion lekeve te vjetra. Po ashtu Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, ka mundur të arrestojë në kushtet e flagrancës shtetasin Marash Ndue Aliaj 21 vjec, si te shpalle në kërkim shtetasin F. N, 27 vjec, banues ne Tirane, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes se kryer në bashkëpunim, te disa banesave dhe 20 krerë bageti të ndodhura kryesisht në periferitë e Tiranës, si Peze Helmes, Ndroq etj. Ndërkohë, nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në sajë të një pune hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjes së shtetasit Anxhelo Alfred Lekgjonaj, 23 vjec, banues në Lezhë, u arrit dhe arrestimi i tij, pasi më datë 08 Shkurt 2013, rreth ores 19.00 , në Rrugën « Jordan Misja », dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetases me iniciale M.P.Nga hetimet e kryera mbi këtë ç`ështje, dyshohet se shtetasi i sipërcituar e marrë me dhunë me një automjet taksi duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në ambjentet e një hoteli pranë rrugës së Elbasanit.Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mardhënies seksuale me dhunë me të rritura të mbetura në tentativë ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.o Ndërsa, nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë u krye arrestimi në flagrance i shtetave:- Erando Hamza Sula, 21 vjec, lindur e banues ne Tirane,- F. G, 16 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,- Ervis Petro Mile 18 vjec, lindur dhe banues ne Tirane,Arrestimi i ketyre shtetasve është bërë pasi dyshohen se ne bashkpunim me njeri tjetrin kane kryer vjedhjen e baneses dhe magazines se një shtetasi, ku kane pervetesuar pajisje elektroshtepiake, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Nga hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se këto shtetas janë autor të dyshuar dhe te disa vjedhjeve te tjera te ndodhura me pare ne Tirane, ndërkohë që nga strkturat e policisë po vazhdon puna në drejtim të dokumentimit të vjedhjeve të tjera të kryera nga këto shtetas.Materialet iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Tiranë.Në zbatim të objektivave strategjike për vitin 2013, nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, janë hartuar plane masash dhe janë caktuar drejtimet kryesore të punes, me synim parandalimin, zbulimin e dokumentimin në kohë të ngjarjeve, arrestimin e autorëve të veprave penale, dhe garantimin e rendit e të qetesisë publike në Kryeqytet.Me daten 11.02.2013 eshte kapur personi ne kerkim shtetasi Emra Ramazan Demiri i pasi me vendimin nr 1483/80 regj date 17.01.2013 Gjykata e Rethit Gjyqesor Tirane e ka denuar me 4 muaj burg per vepren penale te vjedhjes parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.Me date 08.02.2013 ora 23.00, u be arrestimi ne flagerancë i shtetasit Fari Fit Seli, lindur me 02.06.1984, ne Diber dhe banues ne Kamez, rruga “Prespa” arsimi i mesem, i padenuar, pa leje drejtimi, pasi ky shtetas ka qene duke ecur me motorrin e tij tip “Zongshen” me targa TR 306 E, ne superstraden Durres-Tirane, pranë fshatit Picar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Tefik Mahmut Çota, lindur 15.02.1966, ne Librazhd dhe banues ne fshatin Picar, bashkia Vore, arsimi i mesem, i padenuar, dhe si pasojë e ketij aksidenti shtetasi Tefik Çota u dërgua në S.Q.U ne gjendje te rende per jeten. Neni 290, 291 i K.P.Me date 09.02.2013 ora 02.00, u be arrestimi ne flagerancë i shtetasit Muhamet Beqir Bregasi, lindur me 15.07.1993, banues në Kombinat, rruga e Qelqit, arsimi i mesem, i padenuar, pasi në rrugën Llazi Miho, në një pikë lojra fati është kapur në flagrancë nga shërbimet e patrullës përgjithëshme me një dorezë metalike të cilën e mbante me vete, dhe u sekuestrua në cilësnë e provës materiale. Neni 279 i K.P.Me date 10.02.2013, filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin Lutfi Ramë Dokushi i datlindjes 11.04.1948, lindur në Librazhd dhe banues ne rrugen “Dhimiter Kamarda” shtepi private pa numer, me arsim te mesem, i pa denuar, sepse me daten 10.02.2013, ne rrugën “Konferenca e Pezes” prane pikes se shitjes se karburantit ne pronesi te shtetasit Leonard Eqerem Micka, i datlindjes 10.02.1976, lindur ne Nivice Tepelene dhe banues tek Kopshtit Botanik, pallati nr. 6/3, me arsim te lartë, i cili ka bere lidhje te pa ligjeshme te energjise elektrike, ne dem te shtetasit Leonard MickaMaterialet do ti kalojne Prokurorise. Neni 137/1 i K. Penal.Mbrëmë nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë në afërsi të rrugës së Kavajës, u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Besmir Seri Malaj 26 vjec, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dt 21.05.2012, te DPQ Tirane për veprën penale të ‘’Vjedhies’’. Neni 134 i K Penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesore Tirane me Vendimin Nr. 1642, dt. 25.04.2012, e ka dënuar me 2 muaj burgim. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i K. Penal.Po nga ky komisariat është bërë e mundur kapja në flagrancë i shtetasit K.I, 26 vjec, lindur dhe banues Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.Ndalimi i tij u bë në orën 19 :00, pasi është shpallur në kërkim datë 26.03.2012 në bazë të Urdhërave, datë 16.02.2012 ekzekutimin e vendimit penal Nr 218 datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqesorë Tiranë, e cila e ka dënuar arrest me burg për veprën penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.Nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë është bërë identifikimi dhe kapja e shtetasit Skender Nuri Ismaili, 23 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Farkë. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me ane te mashtrimit “ dhe “ Perdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga nenet 143/1 dhe 275 K.Penal nga D.P.Q. Kukës.Nga Komisariat i Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit Fation Idriz Vjerdha 26 vjec, lindur dhe banues ne Lezhe. Arrestimi tij u krye sepse me date 09.02.2013, rreth ores 10:30, ne rrugen ”Dritan Hoxha” duke drejtuar mjetin me targe TR0244B, me ngjyre te zeze, tip ”Ford”, ka aksidentuar shtetasin Dilaver Hysen Luka, i datelindjes 60 vjec, lindur ne Mat dhe banues ne Tirane, duke i shkaktuar demtime serioze per shendetin dhe ndodhet i shtruar tek Spitalin Ushtrak Tirane. Materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.Filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetasve:- Nexhip Hysen Selmani, 57 vjec.- Zaim Nexhip Selmani, 23 vjec, lindur ne Zallbastar dhe banues ne Tirane.Procedimi ndaj tyre pasi ne Tufine Tirane, ne banesen e tyre shtetasi Zaim Selmani, ka rrahur e ushtruar dhune fizike ndaj bashkeshortes se tij.Gjithashtu nga sherbimet e policise eshte gjetur edhe nje arme gjuetie pa leje teke kalibri 12, pa numur (ishte i fshire), ne banesen e shtetasit Nexhip Selmani e cila u sekuetrua ne cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.