Deputetët: Kontrolle ndaj OJF-ve për të shmangur pastrimin e parave e terrorizmin

Më tepër kontrolle për organizatat jofitimprurëse për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.Komisioni i ekonomisë dhe financave miratoi ndryshimet në projektligj që parashikojnë masa parandaluese të këtyre veprave.Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Denada Koçiaj, deklaroi se në vendin tonë nuk ka pasur raste të OJF-ve që i kanë shërbyer terrorizmit.Ndërkohë që opozita hodhi akuza, duke u shprehur se në Shqipëri nuk kanë munguar rastet të tilla.Nënkryetarja e komisionit, Mimi Kodheli, kundërshtoi gjithashtu edhe faktin se kontrolli do të realizohet prej Drejtorisë së Tatimeve.Ndryshimet në projektligj parashikojnë që të ngrihet një grup mbikqyrës, i cili do të kontrollojë dhe verifikojë veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse në vendin tonë.