Mediu në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA, sëbashku me Tahirin prezantojnë rezolutën për Çamërinë
Kryetari i Patise Republikane, Fatmir Mediu dhe deputeti i PDIU-se zoti Dashamir Tahiri zhvilluan nje vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me ftese te Kongresit Amerikan per te marre pjese ne Mengjesin e Lutjeve.Ne kete ceremoni tradicionale merrte pjese Presidenti Obama, Zv/Presidenti Biden, Sekretari Shtetit Kerry, si dhe shkencetari Dr.Ben Carson, i cili ishte dhe folesi kryesor ne kete event madheshtor, ku ishin te ftuar personalitete te shumta nga bota.Ne fjalen e tij Presidenti Obama theksoi nevojen e bashkepunimit te politikes ne sherbim te qellimeve te medha per njerezit qe sidomos ne keto momente presin nga politika jo konflikte, por komunikim dhe zgjidhje te perbashketa.Ne kuader te ketij evenimenti, Mediu dhe Kongresmeni Aderholt drejtuan takimin per perfaqesuesit e Europes Juglindore, ku ishin te pranishem edhe Drejtori i Departament Te Shtetit per Europen Qendrore dhe Lindore Jonathn Moore, kongresmenet Robert Aderholt, Lincon Davis etjGjate vizites Mediu u takua me nje nga figurat me te shquara Republikane kandidatin per President te SHBA, Rick Santorum, i cili shprehu deshiren per te vizituar Shqiperine se shpejti.Se bashku me Tahirin, Mediu u takua edhe me Senatorin Jim Inhofe, perfaqesuesi me i larte ne Komisionin e Sigurise dhe Mbrojtjes si dhe Komisionin e Mjedisit ne Senat. Duke e falenderuar per mbeshtetjen e dhene per antaresimin e Shqiperise ne NATO, i bene prezente zhvillimet politike ne Shqiperi.Nje takim mjaft i vecante ishte edhe ai me Kryetarin e Komisionit per Europen ne Kongres z Danna Rohrabacher. Zoti Mediu i beri prezent situaten lidhur me Integrimin Europian si dhe pengesen e vazhdueshme qe opozita i ka bere ketij procesi kombetar, duke mos votuar 3 ligjet e kerkuar nga BE. Po ashtu i kerkoi qe ne zgjedhjet parlamentare te kete prezence te vezhguesve nga kongresi Amerikan. Ne kete kuader, Tahiri i dorezoi rezoluten Came dhe e njohu kryetarin e Komisionit per Europen me kerkesat e kesaj rezolute.Ne takimin me Kongresmenin Aderholt Zv/ Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE, Mediu i paraqiti kerkesen e Kryeministrit Berisha per pjesmarrje sa me te madhe vezhguesish ne zgjedhjet e qershorit. Congresmeni Aderholt premtoj se do te vizitoje Shqiperine ne maj per tu njohur me procesin zgjedhor.Mediu zhvilloi nje dreke miqesore pune me Ish Sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i njohur si mbeshtetesi kryesor per antaresimin e Shqiperise ne NATO.Gjate qendrimit ne Washington Kryetari i Partise Republikane Mediu dhe deputeti Tahiri zhvilluan takime me senatoret Tom Coburn, Mark Prayer, Jeff Session, John Bozman, Bill Nelson, Jerry Moran; kongresmenet Eliot Engel, Mike Doyle, Heath Shuler etj . Gjate vizites Mediu dhe Tahiri u takuan me Cohen Group dhe Drejtorin e Heritage Foundation Sen Jim DeMint.