Kukës, ndotet uji i pijshëm, DSHP: Të mos konsumohet
Banorët e lagjes numër 1 të qytetit të Kukësit, prej më shumë se një jave po konsumojnë ujë të ndotur, pasi ai është përzier me ujërat e zeza.Shkak për këtë gjëndje, e cila ka alarmuar jo vetëm banorët por edhe drejtuesit e shëndetësisë në Kukës, është bërë dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit i cili i përket viteve 1970, kohë kur u ndërtua edhe qyteti.Sipas analizave të kryera nga laboratori i shëndetit publik, ky ujë është i ndotur dhe nuk duhet të konsumohet, pasi do sillte probleme tek konsumatorët.Qytetarëve ju është rekomanduar që të mos përdoret për konsum por për shërbime të tjera, ndërkohë që është dhënë edhe një vendim mbylljeje për këtë lagje.Lidhur me këtë problem, drejtuesit e bashkisë Kukës janë shprehur se defekti nuk është gjetur akoma pasi i gjithë rrjeti është dëmtuar, ndonëse ka pasur më shumë se 2 ndërhyrje. Derisa kjo situtatë të zgjidhet, qindra banorë të kësaj lagjeje, do të duhet të blejnë ujin që konsumojnë çdo ditë.