Arvizu nesër në Komisionin e sigurisë, do të njihet me punën e trajnimit të deputetëve

Të martën mysafir i veçantë në Komisionin e sigurisë do të jetë Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.Vizita e diplomatit të SHBA-së në Komisionin që trajton çeshtjet e sigurisë në Shqipëri vjen pas një sërë reagimesh që Ambasadori ka bërë lidhur me ngjarjen e 21 janarit.Megjithatë, zyrtarisht drejtuesit e Komisionit thanë se Ambasadori i SHBA-së do të marrë impresionet e anëtarëve të Komisionit pas një trajnimi që ata kanë kryer në Berlin të Gjermanisë.Më herët, opozita përsëriti kërkesën për të thirrur për raportim në Komison për çështjen e 21 janarit, Ministrin e Brendshmëm, Flamur Noka.Një javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm ish kreun e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, nën akuzën për vrasjen e protestuesve në 21 janar.