Ish-të përndjekurit në protestë, qëllojnë me vezë portretet e zyrtarëve të lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2013, 17:07
Ish-të përndjekurit politik i rikthehen protestës përpara Kryeministrisë. Përtej kërkesave të tyre, ata kanë hedhur vezë drejt fotove të kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli dhe Ministrit të Financave Bode.Ata kanë protestuar kundër mosnjohjes së të drejtave të kësaj kategorie nga qeveria.Ish-koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa, tha se sot në vend sundon diktatura neonaziste.Tufa gjithashtu bëri thirrje për nisjen e një proteste mbarëpopullore kundër qeverisë, e cila sipas tij nuk ka respektuar të drejtat e ish-të përndjekurve.