MPJ porosit qytetarët: Ja shtetet ku s’mund të udhëtosh i sigurt

Nisur nga situata e fundit me ndalimin e tre shqiptarëve në Jemen, Ministria e Jashtme në faqen e saj zyrtare informon qytetarët e saj lidhur me disa zona të cilat paraqesin rrezikshmëri për të udhëtuar drejt tyre, për shkak të situatës së brendshme."Niveli i kërcënimit terrorist është i ndryshëm nga vendi në vend. Ka vende dhe rajone, ku organizatat terroriste janë aktive dhe terroristët kanë mbështetjen e popullatës lokale, ose për shkak të mungesës së masave të sigurisë efektive, aktet terroriste ose rrëmbimet, mund të kryhet relativisht lehtë" sqaron MPJ.Sipas zyrës së Ministrisë së Jashtme 8 janë shtetet drejt të cilave nuk udhëtosh i sigurtë: Jemeni, Republika e Kongos, Afganistan, Libi, Nigeri, Mali, Somali dhe Algjeri.MPJ fuqimisht rekomandon që qyetarët duhet të informohen me kujdes më përpara, për kushtet e destinacionit. Informacioni i MPJ-së, përmban: këshilla udhëtimi, informacion mjekësor, etj. Informacionet janë rishikuar dhe përditësuar rregullisht dhe është informacion i besueshëm.MPJ këshillon qytetarët e vet qe të marrin në konsideratë informacionet, paralajmërimet rekomandimet, që gjenden në faqen e MPJ-së, ndërsa sjell në vëmëndje se vendimi përfundimtar mbi fillimin e një udhëtimi është përgjegjësi e vet udhëtarit.Ndërkaq ende nuk dihet asgjë për fatin e tre shqiptarëve të ndaluar nga autoritetet jemenase në portin e Al Mukalla në Jemen.Në seancën e fundit gjykata jemenase ka vendosur për boshatisjen e anijes EOS që ishte ngarkuar me 180 tonë municione, por ende nuk ka një njoftim për lirimin e 3 shqiptarëve që akuzohen për trafik armësh.Prokuroria ka kërkuar shkakrimin e anijes, e ndërsa një pjesë e armatimit do të shkojë drejt ministrisë së mbrojtjes të Jemenit për hetime.Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar.Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.Tre shqiptarët kapiteti i anijes Arif Bakillari oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj janë nën hetime nga autoritete jemenase për trafik armësh.