VIDEO/Britaniku “tapë” i fyen të vëllain, 26-vjeçari shqiptar i thyen 6 dhëmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2014, 08:05
Angli- Fyerjet raciste i kanë kushtuar një shtetasi britanik, jo pak por 6 dhëmbë në tokë.Zack Collins në gjendje të dehur teksa dilte nga një klub nate në orën 06:00 të mëngjesit është lëshuar në fyerje dhe ofendime ndaj një emigranti me origjinë shqiptare.
E në fakt nuk ka qenë ky i fundit që është kundërpërgjigjur, por i vëllai i tij që e shoqëronte,Sami Krasniqi,i cili i ka dhënë “një mësim të mirë” Collins, duke u lëshuar mbi të me grushta.Videoja ku Zack Collins duket teksa bie përtokë nga goditja e 26-vjeçarit shqiptar, po bën xhiron e botës në internet.Policia vuri në pranga të riun shqiptar, ndërsa gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg për lëndime të rënda trupore dhe 4 muaj të tjerë për shkelje të një dënimi të mëparshëm.