Rakipi: Shteti nuk e ka kryer detyrën në tregun e karburanteve

Shteti duhet të ndërhyjë në kushtet kur ulja e çmimit të naftës në tregjet botërore nuk reflektohet edhe në Shqipëri. I ftuar në intervistën e orës 20:00 Drejtori i Përgjithshëm i RTV Ora News, Ylli Rakipi deklaroi se situata aspak normale ndodh për shkak se në tregun shqiptar shteti nuk ndërhyn për ta regulluar këtë treg.“Shteti nuk ekziston në këtë rast, sepse një nga detyrat kryesore të shtetit është të mbrojë qytetarin e vet nga monopolet dhe oligopolet. Për të qenë të saktë shteti nuk e ka kryer detyrën e vet në shumë drejtime, por veçanërisht tek tregu i karburanteve, i cili është një treg i manipuluar dhe një treg ku sheh se oligopoli vepron në mënyrë të qartë, të pastër dhe gati gati të hapur”, tha Rakipi.Duke folur për procesin zgjedhor në PD, Rakipi tha se zgjedhjet në dukje ishin normale, por lojën në PD po e luan sërish ish-kryetari Berisha.“Pronari i parë është aty, dhe ai e bën këtë punë. Njerëzit e rinj që hyjnë aty nuk rrjedhin sipas një fryme normaliteti demokratik siç ndodh rëndom në partitë dhe në prurjet përëndimore. Domethënë çdo gjë është e paracaktuar dhe loja është e bukur, është një lojtar mjaft i mirë, por ai luan me veten.”