“Na ndërruan foshnjën me një të vdekur”, ADN e hedh poshtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2014, 13:26
Tirane- Dy javë më parë një çift të rinjsh denoncuan në Policinë e Tiranës se fëmijën e tyre të porsalindur e kishin ndërruar me një foshnje të vdekur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.Por analizat e ADN-së hodhën poshtë akuzën. Sipas ekspertizës mjeko ligjore foshnja I vdekur I përkiste pikërisht çiftit që bëri denoncimin, me inicialet M.Ç. dhe SH.Ç.“Pas denoncimit në Policinë e Tiranës nga çifti, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë Shkencore kanë kryer analizën e ADN-së e cila vërteton se foshnja është e çiftit me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç ” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës./Oranews.tv/