Dule për 21 janarin: Nëse nuk zbardhet çështja, duhet dërguar në Strasburg

Gjykata e Tiranës me vendimin për dhënien e pafajësisë për gardistët e akuzuar për çështjen e 21 janarit i dha një goditje më të rëndë imazhit të dëmtuar të gjyqësorit dhe vetë sistemit të drejtësisë në vend. Kështu ka deklaruar kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Bilishti, ndërsa shtoi se cështja do të shkojë deri në gjykatën e Strasburgut për zbardhjen e plotë të saj.“Me vendimin e gjykatës viktimat e 21 janarit por dhe familjarët e tyre u rivranë. Është një gjë aspak e pranueshme, gjyqësori i dha një goditje më të rëndë imazhit të dëmtuar gjyqësorit, njolla është shumë e zezë. Besimi nuk mund të fitohet kur militantizmi partiak depërton edhe në vendimet e gjyqësorit. Ishte qeveria jonë që me vendim kërkoi mbështetjen e ekspertizës amerikane. Sigurisht është një proces që do të shkojë deri në Strasburg, në zbardhje të plotë. Është në nder të familjarëve në radhe të parë, por edhe në funksion të sistemit të drejtësisë” tha ai.Lidhur me votimin e tre ligjeve, edhe Dule ashtu si kreu i opozitës Rama ka theksuar se integrimi nuk është peng i mosvotimit të tre ligjeve, por i moszbatueshmërisë së ligjit.Sa i përket koalicioneve dhe bashkëpunimeve para apo paszgjedhore, Dule tha se ky është një vendim që do të merret nga strukturat e partisë, por shtoi se aleancat do të jenë me ato forca politike të cilat mbështesin programin e PBDNJ-së.“Do jemi të pranishëm gjatë fushatës me propozime konkrete, në përpjekjen tonë për të maksimalizuar elektoratin. Do të lidhim ato aleanca që do të përkrahin progranmin tone, por duhet të presim vendimarrjen e strukturave” tha më tej ai.Kreu i PBDNJ-së ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me rritjen e toneve nacionaliste, duke i vlerësuara të pavend.