Kapen 236 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në pranga 3 grekë
Policia greke shkatërron një grup kriminal të trafikimit të narkotikëve, ndërsa ka sekuestruar 236 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Policia helene bën me dije se ka vënë në pranga tre poseduesit e drogës, duke arrestuar tre shtetas grekë, njëri prej tyre drejtuesi i furgonit ku u kap sasia e marijuanës.Mësohet se 29-vjeçari grek drejtonte furgonin dhe kryesonte grupin e trafikuesve të drogës, ndërsa shoqërohej edhe nga nje 28 dhe 29 vjeçar, të cilët kontrollonin rrugën me një mjet tjetër.Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim një shetas shqiptar, si anëtar të grupit të trafikut të lëndës narkotike, ndërsa mësohet se më 6 shkurt u arrestua edhe një 27-vjeçar grek, që ishte pjesë e këtij grupi trafikuesish. Ndërkaq tre të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3195 euro dhe 3 aparatë celularë.