AK takim me familjet "tironse", Spahiu shpalos platformën për kryeqytetin
Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim me dhjetra familje autoktone “Tironse” në mbrojtje të vlerave, traditës, historisë, kulturës dhe trashëgimisë së kyeqytetit. Në takim u demostruan një seri faktesh dhe provash me vlerë historike për qytetin e Tiranës. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ishte i shoqeruar nga familjet më të vjetra Kazazi, Vorpsi, Hyka, Stermasi, Balla të cilët ndan së bashku shqetësimet dhe problematikat e qytetit të Tiranës.Në fjalën e tij kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu shpalosi një analizë të thellë mbi zhvillimet në Tiranë dhe vizionin e Aleancës KuqeZi për kryeqytetin."Kjo nuk është më Tirona as e viteve 40, as 80 dhe as e shekullit të ri. As në kohën e Qazim Mulletit dhe as në kohën e Enverit Tirona jonë nuk ka qënë kurrë më e pasigurtë dhe më e rrënuar. Kur po kthehesha një ditë me disa miq amrikan të cilët po vinin për herë të parë në Shqipëri, avioni po ulej mbi kryqytet dhe njëri prej tyre më pyeti mos vallë po ulemi në Bosnjë dhe ka ende bombardime lufte? Jo, i thashë, Jemi duke ulur në Tiranë dhe ne nuk kemi qenë në luftë. Amerikanve u ngjau kryeqyteti nga lart si i bombarduar nga lufta. Kjo është Tirona dhe Tirana e PD dhe PS të cilve u mjaftuan 23 vite për të na e shkatëruar si kurrë më parë. As në kohën e Duces dhe Hitlerit Shqipëria nuk njohu një masakër urbane të tillë. Sot ende pjesa më e urbanizuar dhe me arkitekturë civile mbetet bulevardi "dëshmorët e kombit" që u ndërtua nga pushtuesit sepse Tirona e jonë do njihte disa nga pushtuesit më të egër dhe më të rrezikshëm, sic ishin demokratët dhe socialistët. 23 vite do i mjaftoni Sali Berishës dhe Sali Kelmendit, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që ta shndëronin kryeqytetin e Shqipërisë në "Kabulin " e Europës. Sot pasiguria për jetën dhe pronën ka thyer cdo rekord botëror dhe historik në kryeqytet. Në Tironë jetohet mirë vetëm nëse vendos të jetosh sa më larg saj. Për demokratët dhe socialistët Tirona është qyteti i fërgesës ndërsa për ne si Alencëcë KuqeZi këtu është metropoli i 10 milion shqipëtarëve. Shqipëtarëve nga të gjitha trevat do u garantojmë se ky qytet me vlera dhe histaria e saj do jenë krenaria e mbarë kombit shqipëtar. Tironca të vjetër apo të duan një qytet kuqezi" theksoi në fjalën përshëndetse Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.Takimin e përshëndetën disa nga familjet otoktonase të cilat shprehën besimin e tyre për vizionin e Aleancës Kuq e Zi për një metropol të zhvilluar në shërbim të qytetarëve dhe jo partive të pushtetit vertikal dhe horizontal.