Berisha flet për "21 Janarin": Mbi selinë e qeverisë u hodh dinamit
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zgjedhur të rinjtë e EPP për të rikthyer edhe njëherë në vëmednje ngjarjen e 21 janarit. Gjatë një bashkëbisedimi me ambientet e Kryeministrisë, Berisha e ka akuzuar edhe njëherë si orkestrues të protestave të dhunshme liderin e selisë rozë, i cili sipas tij tentoi që përmes njerëzve të paguar dhe elementëve nga bota e krimit të shembte me dhunë pushtetin. Duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës së Tiranës lidhur me pafajësinë e garditësve, Berisha ka shmangur komentet, ndërsa ka parashtruar se është një proces në vazhdim, ku drejtësia duhet të thotë fjalën e saj për të gjitha aktet e shëmtuara të 21 janarit.“Kemi një problem, kryetari aktual i opozitës në vend që të mbështetsë reformat e integrimit bën cdo gjë për ti bllokuar. Në 21 janar bazuar në një video kryekëput të fallsifikuar ky zortëri mendoi se do përmbyste pushtetin me dhunë, solli protestues, mes të cilëve persona të paguar dhe të lidhur me botën e krimit. Përgatiti një fjalim, mori megrafonin me vete dhe u instalua në kullat përballë duke menduar se do mund ti përshëndeste nga aty pasi të kishin rrëzuar qeverinë. Mbi policinë u ushtrua dhunë, u qëlluan me tulla , gurë por dhe dinamit. Ai mendoi se do largohesha nga zyra, por skisha në mend ta bëja dicka të tillë. Pati katër viktima, një proces hetimor është në vazhdim. Kërkova që drejtësia të thotë fjalën e saj për të gjitha aktet e kësaj ngjarje të shëmtuar, ne po presim” tha ai.Kryeministri gjithashtu ka akuzuar liderin e opozitës se po mban peng integrimin e vendit përmes bllokimit të tre ligjeve në Parlament, ndërsa ka shprehur angazhimin për të shkuar në referendum popullor menjëherë pas procesit zgjedhor të 23 qershorit.Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve të PPE për të drejtën e emigrantëve shqiptarë për votim, Kryeministri sërish është shprehur se ky fakt u pamëndësua sërish nga opozita dhe qeveria është e detyruar të krijojë një proces sa më transparent , për ti ofruar besim palës tjetër. Në këtë kontekst ai tha se edhe për zgjedhjet parlamentare të 2013 emigrantët do të mbeten pa të drejtë vote. Ndërkaq sa i përket nismës së tij për dhënien e shtetësisë shqiptare për shqiptarët Kosovës dhe të të gjithë trevave shqiptare, Berisha tha se kjo nismë do të nisë të zbatohet konkretisht menjëherë pas zgjedhjeve, në mënyrë që të shmanget cdo lloj spekulimi për përfitime elektorale.Numri një i selisë blu duke iu referuar takimit të një dite më parë me të rinjtë e Durrësit, vlerësoi se anëtarësimet e reja në PD, janë çertifikata e fitores së kësaj partie në zgjedhjet që Shqipëria po përgatitet të mbajë më 23 qershor. Ndërkaq ai i ka njohur bashkëbiseduesit edhe me reformat dhe zhvillimet në Shqipëri në 8 vite qeverisje të mazhorancës, ndërsa shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të tyre në funksion të ruajtjes së një qëndrueshmërie ekonomike.