Reshjet e dëborës, MPPT dhe MB japin të dhëna mbi situatën

Reshjet intensive të shiut si dhe dëbora e ditëve të fundit ka shfaqur probleme në qarkullimin e automjeteve. Ministria e Brendshme thotë se nuk bëhet fjalë për izolim të komunave, por situata më problematike paraqitet në Qafë Llogara dhe në disa komuna në Përmet.Shtabi i Emergjencave rekomandon drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë. Ndërsa në rrugën e Kombit kanë nisur punën 15 borë pastruese me qëllim kthimin e normalitet në këtë arteriere kyresore të vendit.Nga ana e saj Ministria e Transporteve sqaron se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme dhe se nuk ka asnjë rrugë të bllokuar nga dëbora.Po sipas këtij institucioni mësohet se të vetmet rrugë në të cilat nuk mund të kalohet është ajo e Stëblevës në Librazhd dhe ajo e Valbonës në Tropojë.Ministria e Transporteve ka marrë të gjitha masat për normalizimin në të gjitha rrugët e vendit si me borë pastrues ashtu edhe me skorje.