Durrës, gjendet trupi i pajetë i një personi në zonën e Currilave
Një kufomë e seksit mashkull është gjetur në bregdetin e Durrësit, në afërsi të vendit të quajtur Currila. Sipas informacioneve të para të policisë së Durrësit mësohet se kalimtarë të rastit kanë qënë ata që kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burimet bëjnë me dije se viktima është 56-vjeçari Shefik Hysa nga Shkoza. Identifikimin e kanë bërë vetë familjarët e viktimës.Po kështu një tjetër detaj nga ana e policisë ka të bëjë me faktin se 56-vjeçarit nuk i janë gjetur shenja dhune në trup, çfarë hedh dyshimet për mundësinë e një vetëmbytje nga ana e tij.Po sipas familjarëve të viktimës, 56-vjeçari Hysa, kishte dy muaj që ishte larguar nga banesa e tij. Ndërkaq policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.