NBA, Majemi mund “LA Lakers", shpërthen LeBron Jeames
Kthimi nga dëmtimet i Kris Pol, Bleik Grifin dhe Shonsi Billaps nuk ka rezultuar me fat për “LA Klipërs”, që janë mundur në Majemi me rezultatin 111-89. Në një ndeshje pa shumë histori, ka shkëlqyer i zakonshmi LeBron Xhejms, me një tjetër paraqitje mbreslënëse.Ylli i Majemit, shënoi 30 pikë, me një përqindje saktësie të pabesueshme prej 9 gjuajtjesh nga 11 tentativa, ndërsa qëndroi pushim gjatë të gjithë periodës së katërt, pasi arriti të shtynte ekipin e tij drejt një avantazhi mëse të ndjeshëm. Ndërsa treshja e rikthyer e kalifornianëve, kombinoi për vetëm 23 pikë, duke treguar se është ende shumë larg formës optimale dhe do të duhet pak kohë për t'u kthyer në nivelet e fillimit të sezonit ku kjo skuadër ishte pretendente kryesore për titull.Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e papritur e San Antonio në fushën e Detroit me rezultatin 119-109, duke i dhënë fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të teksanëve që kryesojnë aktualisht Konferencën e Perëndimit. Për Detroit shkëlqeu Greg Monro me 26 pikë e 16 topa në tabelë, duke përfituar nga mungesa e rëndësishme e Tim Dankan dhe Manu Xhonobili, në radhët e San Antonios, që tashmë i ka besuar fazën ofensive krejtësisht francezit Toni Parker, autor i 31 pikëve.Në ndeshjet e djeshme në NBA janë shënuar këto rezultate:LA Leikers - Sharlot 100-93Toronto - Indiana 100-98Bruklin - Uashington 74-89Orlando - Kliveland 108-119Nju Orlins-Atlanta 111-100San Antonio-Detroit 109-119Feniks-Oklahoma 96-127Portland-Hjuston 103-118Golden Steit-Memfis 93-99LA Klipërs-Majemi 89-111Nju Jork-Minesota 100-94Çikago-Utah 93-89