Alonso dhe Modriç: Ronaldo dhe Mourinho janë "Special"
Mesfushori i Real Madrid, Ksabi Alonso, insiston se Zhoze Murinjo vazhdon të jetë një trajnerë "special", ndonëse në këtë sezon madrilenët kanë zhgënjyer në kampionat dhe thuajse nuk kanë shfaqur asnjëherë formën e sezonit të kaluar ku dominuan në Spanjë, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.Alonso, është i sigurt se trajneri portugez është në gjendje të drejtojë ekipin drejt sukseseve të tjera, ndërsa insiston se skuadra vazhdon të mbështesë fuqimisht, teknikun që është kritikuar hapur dhe tashmë duket se nuk ka mbështetjen e tifozëve."Murinjo, ka diçka ndryshe nga trajneret e tjerë. Mënyra se si komunikon me lojtarët është ndryshe. Edhe mënyra se si i mbështet ato është ndryshe. Mourinjo mbetet një trajner i madh edhe pse këtë vit ne si skuadër nuk kemi rivalizuar denjësisht për titull. Lojtarët i besojnë atij", ishin fjalët e mesfushorit spanjoll, një prej lojtarëve më të besuar të Murinjos në radhët e ekipit katalanas.Gjatë konferencës përpara sfidës me Seviljen, edhe mesfushori tjetër, Luka Modriç, mendon se Mourinjo dhe ylli i skuadrës së Real Madrid, Cristiano Ronaldo, do të qëndrojnë në "Santiago Bernabeu", edhe pse flitet për një largim të dyshes portugeze në fund të sezonit."Bisedat që kemi brenda klubit janë private, por nuk besoj se Ronaldo dhe Mourinho do të largohen. Ata janë të lumtur këtu. Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë që kemi dhe trajneri Mourinho është shumë I veçantë, do të ishte mëkat në qoftë se do ti humbisnim", deklaroi Luka Modriç duke shprehur edhe ai mbështetjen e tij siç bëri edhe Ksabi Alonso.