Raporti i KE “shuplakë Kosovës”: Luftoni korrupsionin, nëse doni vizat
Qeveria e Kosovës, në gjashtë muajt e fundit, nuk ka shprehur dhe nuk ka pasur përkushtimin e mjaftueshëm që t’i zbatojë detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Po ashtu, skandalet e fundit që kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës e kanë ulur besimin e Komisionit Evropian përballë përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kjo ka sjellë si pasoi një situatë në të cilën zbatimi i udhërrëfyesit nuk ka shënuar progres pozitiv.Sipas Raportit, institucionet e Kosovës kanë shënuar një progres të kufizuar drejt arritjes së kërkesave të mbetura. Performanca e institucioneve të Kosovës në zbatimin e objektivave nga 20 shtatori 2012 deri në 31 janar 2013, është ndikuar nga ndryshimet e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, si dhe pritshmërisë për nxjerrjen e raportit të parë të vlerësimit nga Komisioni Evropian.“Raporti tregon se ka shumë sfida që duhet adresuar dhe ka shumë probleme në zbatimin e kritereve specifike që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe kjo natyrisht tregon se qeveria e Kosovës në gjashtë muajt e fundit që raporti bën vlerësimin nuk ka shprehur dhe nuk ka pasur përkushtimin e mjaftueshëm që t’i zbatojë detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi. Kjo ka sjellë si pasoi një situatë në të cilën zbatimi i udhërrëfyesit nuk është në një gjendje dhe nuk ka pasur progres pozitiv”, ka thënë ai.