Thaçi pret Ministrin turk:Thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve
“Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëteshëm të shtetit demokratik të Kosovës,- u shreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Ismet Ylmaz. Kryeministri Thaçi vlerësoi marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë, për thellimin e këtij bashkëpunimi, e ndërsa u theksua veçanërisht mbështetja e Forcëve të Sigurisë së Kosovës nga qeveria turke, e cila e ka mbështetur atë që nga themelimi i saj.Gjithashtu Ministri i Mbrojtjes turk, ritheksoi qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Turqisë në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe ka premtuar se Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit e Aleancës Veriatlantike të NATO-s.