Mblidhet Blloku, vendoset fati i qeverisë së re të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 20:16
Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u mblodhën liderët e Bllokut LVAN.Të pranishëm në takim janë Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.Haradinaj më herët paralajmëroi se në këtë takim do të sqarohet kërkesa e LDK-së që mandatar i Qeverisë të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Gazetarët nuk janë lejuar ta përcjellin takimin.