Gjendet i vdekur në banesë gjyqtari i Krimeve të Rënda, Bardhyl Dhamo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 16:41
Është gjendur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Ali Demi” në Tiranës,gjyqtari Bardhyl Dhamo.Nga hetimet paraprake të policies, 48-vjeçari, i cili ushtronte profesionin e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.Ka qenë një telefonatë në Komisariatin numër një të policisë së Tiranës, ajo që njoftuar për ngjarjen.Pas kësaj në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe grupi hetimor, i cili kreu të gjitha veprimet hetimore.Nga këto veprime paraprake dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, por pa e specifikuar shkakun.