Drejtësia kërkon Kushtetutë të re e zëvendës për Adriatik Llallën

Prokurorët dhe gjyqtarët nuk duan që shteti të funksionojnë me Kushtetutën që u ndryshua brenda një nate në 2008.Të pyetur nga një sondazh i Fondacionit Soros, 63.7 përqind e aktorëve të drejtësisë janë shprehur pro rishikimit të Kushtetutës, 27 përqind jo plotësisht dakord dhe vetëm 6.5 përqind kundër.“Një ndër çështjet të cilës i kemi kushtuar vëmendje në pyetësor ka qenë pikërisht ndryshimet e vitit 2008.Të gjithë jemi koshientë që këto ndryshime kanë qenë një pikë kontraversale, një pikë e cila ka hasur debate dhe diskutime të gjera në opinionin publik.Që ka pasur një faturë pikërisht në gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht sistemi ynë, faturë e cila nga një pjesë e mirë e klasës politike është marrë përsipër, është pranuar përgjegjësia.Për këtë arsye Fondacioni ka shtruar pyetjen nëse rishikimi i Kushtetutës, nënkupton thjesht kalimin në Kushtetutën e përpara ndryshimeve të 2008 ose jo?Ajo çfarë është interesante nga gjetjen e këtij sondazhi, nga përgjigjet e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve rezulton se 62.5% e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të anketuar kundërshtojnë rikthimin e Kushtetutës në variantin përpara ndryshimeve të 2008.24.7% e tyre mendojnë se duhet kthyer në variantin përpara këtyre ndryshimeve dhe 13% nuk kanë opinion të caktuar në lidhje me këtë çështje” tha Ersida Sefa, menaxhere programi në Fondacionin Soros.Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, solli një propozim të drejpërdrejtë, duke kërkuar që për herë të parë në Shqipëri të ketë një zëvendës.prokuror.“Nëqoftëse do të shkojmë tek zgjedhja e anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjykatës Kushtetuese përfshirë dhe prokurorin e Përgjithshëm në zgjedhjen me shumicë të cilësuar, unë do të guxoja që të njëjtën gjë mundet ta bëjmë edhe për anëtarët e KLD.Është e domosdoshme që Prokuroria të ketë zëvendës.prokuror të Përgjithshëm. Kjo do të shmangte historitë e delegimit të firmave kur Prokurori i Përgjithshëm për asrye pune nuk ndodhet në ushtrim të detyrave të tij”.Të pranishëm në tryezë, deputeti socialist Subashi dhe ai demokrat Bylykbashi, ranë dakord se ndërhyrja në Kushtetutë, kërkon gjithëpërfshirje.“Për vetë rëndësinë që ka kjo reformë do donim që reforma të jetë sa më shumë gjithëpërfshirëse.Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm pjesmarrjen e të gjitha forcave politike në këtë reformë dhe kontributin e tyre, sepse kjo do të ishte elementarja, fillesa e gjithë kësaj reforme. Por kam parasysh gjithë kontributin e aktorëve dhe faktorëve që realisht kanë shumë për të thënë” tha Subashi.“Nëse do ti hyjmë një reforme kushtetuese duhet që ajo reformë të jetë terësore në aspektin e çështjeve që do të diskutohen. Pra të mos ndërhyhet në Kushtetutë në mënyrë të vazhdueshme sa herë një krah politik mendon, por mbi të gjitha të jetë gjithëpërfshirëse”deklaroi Bylykbashi.Në diskutim, edhe një here është hedhur propozimi që Presidenti të zgjidhet nga Populli.