Përplaset nga automjeti, parakalimi i gabuar i merr jetën drejtuesit të çiklomotorit
Një tjetër aksident rrugor në veri i ka marrë jetën një 46-vjeçari. Aksidenti ka ndodhur në Lezhë, ku shtetasi Tonin Zefi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:45 të ditës së sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, Tonin Zefi 46 vjeç, ka qenë duke drejtuar një çiklomotor kur është përplasur nga një automjet tip 'Renault'.Drejtuesi i mjetit me targa AA735GD ndonëse ka tenmtuar ti japë ndihmën e parë, nuk ka mundur të bëjë asgjë për ta mbajtur në jetë 46-vjeçarin.Në aksident është përfshirë edhe mjeti tip “Benz” me targa LE9562A që drejtohej nga Elvis Brahimaj, 20 vjeç, banues në Tale.Drejtuesit e automjeteve, Elvis Brahimaj dhe Edmond Nikolli janë shoqëruar në polici. Policia rrugore sqaron se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar viktimës.