Tubime para Kryeministrisë, të rinjtë protestë kundër rritjes së energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 19:13
Përpara zyrës së Kryeministrit 2 grupime qytetarësh protestuan për atë që ata e quajnë mohim të së drejtës. Të rinjtë, shoqëria civile bënë thirrje për ti thënë JO rritjes së çmimit të energjisë dhe të taksave.Ndërsa pak metra më tej qytetarë rom të ulur këmbëkryq në trotuar thanë se “Unaza e Tiranës” i lë ata në rrugë, pa asnjë zgjidhje strehimi.Janë rreth 500 familje të cilët preken nga ndërtimi i Unazës. Problem në familjet rome është se shumë prej tyre nuk janë të regjistruar dhe nuk marrin dëmshpërblim.Protestuesit kërkuan takim me kryeministrin, por Z.Rama ndodhet në një vizitë në Stokolm të Suedisë.