Studentë të privatit: S’na regjistruan në kohë. MAS: Shtymë 4 herë afatin

Studentët e Universiteteve të mbyllura nuk po gjejnë paqe. Edhe pse Ministria deklaroi disa ditë me parë në Komisionin e Edukimit se 2500 studentët nisën normalisht vitin akademik, shumë prej tyre nuk kanë mundur të jenë në auditore, sepse nuk kanë kryer në kohë regjistrimin.20 studentë kërkuan në Ministrinë e Arsimit sqarime se çfarë do të ndodh,ndërkohë që kanë paguar edhe tarifat e regjistrimit.Ora News pyeti Ministrinë e Arsimit dhe ky institucion u përgjigj se për aplikimet për regjistrim të këtyre studentëve janë shtyrë 4 herë. Data e fundit ka qënë më 12 nëntor dhe mosregjistrimi nuk është në fajin e Ministrisë.