Viktimat e komunizmit, Shqipëria do të ndihmohet për identifikimin e tyre
Komisioni ndërkombëtar për personat e zhdukur do të ndihmojë Shqipërinë për identifikimin e viktimave të komunizmit.Drejtoresha e këtij komisioni Kathryne Bomberger i tha gazetares Linda Karadaku të emisionit “Balkan Magazanie” në Ora News se marrja e përgjegjësisë nga qeveria për këtë çështje do te tregonte se ajo vlerëson të drejtën për të vërtetën.Kathryne Bomberger: "Morëm një kërkesë zyrtare nga ish kryeministri 3 vjet më parë dhe tani kemi marrë kërkesë nga ministria e Çështjeve Sociale.Jemi të lumtur që me këtë administratë çështja është kthyer në tavolinë dhe ne do të ishim shumë të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë në trajtimin e kësaj çështjeje për të cilën Shqipëria merr përgjegjësinë.Ka pasur shumë vuajtje dhe nuk është një e kaluar e largët.Ajo që është e rëndësishme është që kjo dhimbje nuk zhduket, ndjek pas breza të tërë dhe kthehet në kohë.Nëse Shqipëria ndërmerr hapin kurajoz të nisë të trajtojë çështjen do të ketë përfitime të mëdha për shoqërinë.Nuk është vetëm nevoja e adresimit për të mbyllur rastet por dhe përgjegjësinë e shtetit për dhembjen e madhe që i është shkaktuar qyetarëve të vet në rrethana e kohë të tjera.Ka të bëjë me të kaluarën dhe të ardhmen, nëse qeveria e ndërmerr këtë përgjegjësi është demonstrim për qytetarët që vlerëson llogaridhënien e të drejtën për të vërtetën."Intervista e plote ne Ballkan Magazine