Shpartallohet banda e trafikut në Shijak, armë nga Serbia drejt Sirisë

Shkatërrohet një grup i trafikimit të armëve në Shijak.Forcat e policisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen e sotme kanë finalizuar me sukses sekuestrimin e një arsenali armësh luftarake, ndërsa ka vënë në pranga 8 persona, pjesë e grupit që trafikonte armë luftarake.Të arrestuarit1.Sami Mema 44 vjeç banues në Shijak2.Artan Aruçi 44 vjeç banues në Shijak3.Alban Mançja 29 vjeç banues në Durrës4.Hergi Buli 18 vjeç banues në Shijak5.Festim Mema 19 vjeç banues në Shijak6.Shkëlqim Varaku 44 vjeç banues në Shijak7.Çlirim Xhaja 39 vjeç banues në Tiranë8.Ervin Xhaja 28 vjeç banues në TiranëOperacioni u finalizua me sukses nga Njësia e Posaçme Operacionale në DPPSH, ndërsa mësohet se policia sekuestroi automatikë, pistoleta dhe fishekë, perkatesisht:-6 armë zjarri automatike tip kallashnikov-1 pistoletë TT-3 pistoleta tip miniblou-1 automatik tip skorpions me silenciator-5 granata-2 armë gjahu tip shotgan si dhe një sasi e konsiderueshme fitili zjarrëpërcjellës dhe municioneNë daljen për median, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se blutë kanë shpallutr në kërkim katër shtetas të tjerë si bashkëpunëtorë të të arrestuarve në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve dhe municioneve.Sipas Çipës, hetimi dhe goditja e këtij grupi kriminal është bërë duke aplikuar metodat e specilaizuara të hetimit.Nga të dhënat e administruara ky grup kriminal dyshohet se mund të ketë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion final Sirinë.“Aktualisht po punohet me Prokurorinë për Krime të Rënda për hetimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve””përfundoi Çipa.(Në foto: Personat e arrestuar në Shijak)[caption id="attachment_422944" align="alignright" width="640"]trafik armeshh Në foto: Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Cipa në konferencë për shtyp për armët e sekuestruara[/caption] [caption id="attachment_422929" align="alignright" width="640"]trafik armesh Në foto: Arsenali i armëve të sekuestruara[/caption]armet2 armet