Bashkia heq kioskën e "debatit" nga zona arkeologjike e Lezhës

Kioska e vendosur nga bashkia e Lezhës në zonën arkeologjike të qytetit eshte hequr.Është dashur ndërhyrja për rikonstruksionin e sheshit kryesor që bëri të mundur dhe heqjen e kioskës që prej muajsh ishte objekt debati mes institucioneve të Trashëgimisë Kulturore dhe vendorëve të Lezhës.Kioska ishte vendosur në fillim të stinës së verës, mbi një bazament betoni në një hapësirë brenda zonës së mbrojtur të qytetit të vjetër, Lissus.