VIDEO/Në kufi të NATO-s, forcat ruse stërvitje të përbashkët me Serbinë

Ushtarët rusë janë parë këtë të premte në fushat e Serbisë Perëndimore duke marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake, që në fakt është e paprecedentë, mes dy vendeve.Një lëvizje kjo e serbëve që me siguri do të ngjallë debate për shkak të statusit si vend kandidat të Serbisë për në BE dhe ngrirjes së marrëdhënieve të kësaj të fundit me Rusinë për shkak të krizës në Ukrainë.Stërvitja njëditore e mbajtur rreth 50 kilometra larg kufirit të Kroacisë anëtarë të NATO-s, theksoi edhe një herë dilemën e madhe me të cilën po përballet Beogradi për të ruajtur marrëdhëniet me vëllain e madh, ndërkohë që kërkon me ngulm të integrohet në Europë.30Shembulli më i mirë për këtë është fakti që në fund të nëntorit, për një stërvitje të ngjashme, do të zbarkojnë në Serbi Garda Kombëtare e Shtetit të Ohajos.Stërvitja e së premtes, gjatë së cilës trupat improvizuan një mësymje në një bazë militantësh, ishte caktuar që në fillim të vitit dhe në të morën pjesë rreth 200 trupa rusë me mankineri të rënda, të mbërritura në Ballkan me avionin Ilyushin IL-76.40Kjo është stërvitja e parë e Serbisë që prej shpërbërjes së Federatës me Malin e Zi në vitin 2006.Ministri serb i mbrojtjes, Bratislav Gashiç tha në lidhje me stërvitjen se vendi i tij është neutral ushtarakisht dhe është i hapur për bashkëpunim me katër superfuqitë si Bashkimi Europian, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.