PD për buxhetin 2015: Të vetmit përfitues, qeveria dhe klanet pranë saj

Tiranë- Partia Demokratike në analizë të projektbuxhetin 2015, konstaton se i vetmi përfitues është qeveria dhe klanet pranë saj, duke u braktisur të gjithë sektorët prioritarë.“Ndërsa investimet dhe pagat ulen, shpenzimet administrative dhe fondi i pagave rriten. Buxheti i kryeministrit rritet 30% dhe shpenzimet administrative 12%. Fondi i pagave rritet 30 milion dollarë për të paguar shtimin e 176 shërbëtorëve dhe propogandisteve për kryeministrin, 1100 policëve, 400 policë burgjesh, 1400 nëpunesve në Ministrinë e Punës dhe disa të tjerë. Ky luks është tallje me të perndjekurit, të cilëve ju ka bllokuar dëmshperblimet dhe me pronarët, për të cilët ka vetëm 1.4 miliardë lekë nga të cilat 1 miliardë lekë do të merren nga legalizimet”.Sipas Sherefedin Shehut, buxheti ka braktisur shtresat në nevojë.“Në buxhetin 2015 qeveria ka braktisur shtresat ne nevojë. Ata jane të pambrojtur nga rritja e taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë elektrike. Në vend të kompensimit financiar qeveria ul buxhetin e ndihmës ekonomike nga 21 në 19.9 miliardë lekë. Qytetarët do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike dhe rreziku i varfërise rritet.Ky buxhet ul pagat dhe pensionet. Pagat mbeten në nivelin vitit 2013 dhe parashikohen 1.2 miliard lekë për të indeksuar pensionet. Por, ndonese inflacioni eshte rreth 2%, cmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë janë rritur 6%-8% sipas tremujorëve. Keshtu paga reale eshte rreth 15% më e ulet dhe pensionet duhet te rriten te pakten tre herë më shume se sa parashikon në buxhet qeveria”.Shehu thotë më tej se buxheti 2015, është i pambrojtur dhe rrezikon stabilitetin e financave publike, duke rrezikuar ta zhysë vendin ne krizë.