Rreziku nga terrorizmi, prokurorë amerikanë për ta luftuar në Tiranë
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të sjellë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit prokurorë të nivelit të lartë për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për parandalimin e bashkimit të shtetasve të tyre me grupime terroriste. Një nismë kjo e marrë si pjesë e përforcimit të programit për luftën kundër terrorizmit.Njoftimin e dha vetë Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Erik Holder, i cili shprehu bindjen se personeli amerikan do të ndihmojë në hetimin e atyre që kthehen nga Siria, si dhe në parandalimin e nisjes së të tjerëve për në zonat e nxehta të Lindjes së Mesme"Mund të deklaroj se me ndihmën e Zyrës së Kundërterrorizmit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të dërgojë disa prokurorë federalë dhe këshilltarë të lartë policorë në rrajone kyçe si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, për të punuar me autoritetet e këtyre vendeve në përpjekje për të rritur aftësitë e tyrë për të hetuar dhe ndjekur luftëtarët terroristë. Këshilltarët e Departamentit të Drejtësisë ndodhen tashmë në katër vende të Ballkanit dhe shpejt do të dërgojmë atje edhe këshilltarë rajonalë për kundërterrorizmin".Prokurori, i cili do të punojë si koordinator rajonal i departamentit për kundërterrorizmin, do t'i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnje, Kroaci, Kosovë e Serbi.Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe ai i Shtetit punojnë prej kohësh bashkë për të dërguar prokurorë jashtë Shteteve të Bashkuara për të rritur kapacitetet e vendeve të ndryshme për të luftuar krimin.Holder e dha njoftimin pasi u takua me zyrtarë të Bashkimit Europian, ku tema kryesore ishte kthimi në shtëpi i luftëtarëve që kishin luftuar në vende të huaja.