Kontributet e prapambetura, deri në fund të vitit s'mbahet kamatvonesë
Fermerët që s'kanë derdhur rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore nga periudha 1994 deri më 2014-n, do të kenë mundësi që deri më datën 31 dhjetor të këtij viti të paguajnë detyrimet e prapambetura pa kamatvonesë.Gjatë takimit me fermerë të komunës së Libonikut në Korçë, drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, sqaroi skemën e pagesës së kontributeve të prapambetura dhe faljen e kamatës së sigurimit vullnetar.Pagesa do të jetë e ndryshme për fermerët e zonave fushore dhe të atyre malore. Fermerët e fshatrave fushorë detyrohen të paguajnë 201 mijë lekë të reja në total, kurse ata të zonave malore paguajnë në total për 20 vjet 139 mijë lek të reja.Në rast se 1 fermer nuk ka derdhur kontributet përkatëse nga viti 94 deri më 2001-shin, ndërkohë që më pas ka qenë i siguruar, ai ka mundësinë e pagesës së këtyre viteve me vetëm 15 dollarë viti.Ndërkohë që ata fermerë që kanë qenë të shkëputur ndër vite me pagesat e sigurimeve, detyrohen t'i paguajnë me çmimin e sanksionuar në vitet e fundit.Në total në shkallë vendi, nga kjo skemë pritet të përfitojnë 230 mijë fermerë.