Qëlloi policinë gjatë aksionit të Lazaratit, arrestohet Drini Aliko
Policia e Gjirokastrës vë në pranga një tjetër person nga lista e të shpallurve në kërkim për sulm me armë ndaj policisë gjatë aksionit në Lazarat.Specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë ndaluar në një lokal në aksin rrugor Gjirokastër - Kordhocë poshtë fshatit Lazarat, shtetasin Drini Aliko, 36 vjeç, banues në Lazarat, i cili në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë.Aliko ishte person i shpallur ne kerkim, pasi më datë 21.06.2014, në karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit që është një sipërfaqe toke e blerë nga Drini Aliko, në rrugën Kordhocë- Lazarat , mbi ish ndërtesat e Pularisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armë luftarake të kalibrit të ndryshëm, granata dhe municione të ndryshme, tritol , e lëndë narkotike, tre automjete, nëntë gëzhoja arme zjarri luftarake, armë dhe mjete të cilat dyshohet se janë perdorur nga ky shtetas e persona të tjerë për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të kanabis sativa në fshatin Lazarat.Ndalimi këtij shtetasi u bë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativ e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhim dhe shitje e lëndve narkotike” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë .