Turizëm i sigurtë, Gjermeni-Beqja: Rrit mirëqënien e shton punësimin

“Të zhvillojmë turizmin e sigurtë dhe të shëndetshëm”. Kjo moto ka bërë bashkë Ministrinë e Turizmit me atë të Shëndetësisë.Nga Durrësi, Eglantina Gjermeni, u fokusua tek rëndësia e të qënit gati për sezonin e ardhshëm turistik, duke marrë masa paraprake përmes angazhimit të operatorëve turistikë.Sipas Gjermenit në Ballkan ka ndryshuar koncepti i turizmit, ku ai nuk shihet vetëm si një nga sektorët e ekonomisë, por si prioritar për qeveritë respektive me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqënies sociale.Për Ministrin e Shëndetësisë, punonjësit e këtij sistemi do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit.Periudha paraardhëse, tha Beqja, ishte si një test në funksion të përmirësimit të shërbimit nga bluzat e bardha në zonat turistike.Deklaratat mbi turizmin u bënë në tre takime të ndryshme, me operatorë turistikë shqiptarë dhe rajonalë, në kuadër të përgatitjeve të paketave turistike të Evropës Juglindore.