Skandali i laboratorëve të kimisë, studentët në protestë: Po digjemi me acid

Kushtet e laboratorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë skandaloze. Studentët e denoncojnë këtë gjë dhe thanë se nga mungesat e invesitmeve po digjen me acid gjatë praktikës dhe askush nuk mban përgjegjësi për ta.Madje një prej studentëve shkon edhe më tej duke denoncuar komunikimin aspak normal të pedagogëve ku situata ka degjeneruar deri në thënie: Më mirë pini acid klorhidrik se sa antibiotik.Në mbështetje të tyre janë dhe pedagogët. Sokol Abazi pedagog i kimisë organike thotë se incidente ka patur dhe se nuk mund të pritet më shumë nga këto kushte kur gjithçka që është inevstuar në të është e viteve 70.Me ironi, studentët thonë se i vetmi investim që ka bërë dekani është hapje e tre vendeve të parkimit në fakultet për familjarët e tij dhe asgjë më shumë.Studentët kanë gati një javë që bojkotojnë mësimin dhe thanë se protesta do të vazhdoj.