Paralizohet Itali, protesta e greva kundër Renzit
Italia pushtohet nga protestat, ku 25 qytete italiane kanë organizuar greva sociale kundër politikave qeverisëse.Por situata rëndohet edhe më shumë për të gjithë ata që duhet të përdorin transportin publik, pasi thuajse në të gjithë vendin autobusë, tram apo trena janë në pauzë.Sindikatat kryesore italiane deklarojnë se greva ka ardhur për të protestuar kundër politikave të qeverisë Renzi dhe Bashkimit Evropian.Ndërkohë në protesta marrin pjesë edhe studentët të cilat kanë krijuar një grevë të tyren brenda grevës së përgjithshme.Kryeministri italian Matteo Renzi fitoi mbështetje masive në fund të shtatorit për reformat në mbrojtje të punëtorëve, për të cilat kritikët thonë se do të detyrojnë kompanitë të punësojnë staf të ri dhe rjedhimisht kjo do të çojë në dobësimin e ekonomisë vendase.Autobusë, tramvajë, metro dhe trenat sot nuk kanë fusnkionuar në Romë, Milano dhe Torino, duke shkaktuar kaos në publik, veçanërisht në orët e pikut.Shumica e banorëve të Romës sot ishin duke vrapuar për të kapur autobusët e fundit para se të fillojë greva, por duke mbështetur punëtorët.Giancarlo Antonini thotë se kjo grevë ëshët e drejtë dhe e nevojshme në këtë moment.Kurse një tjetër thotë se greva do të bllokojë Romën, dhe do të krijojë proleme të mëdha.Protestat janë ushqyer edhe nga pakënaqësia e gjerë rreth politikave shtrënguese, duke përfshirë shkurtime të rënda të shpenzimeve publike, të miratuara nga qeveria aktuale , për të përmbushur rregullat buxhetore të Bashkimit Evropian.Politikëbërësit evropianë kanë duartrokitur propozimet e Renzi, të cilat po ashtu kanë për qëllim përmirësimin e tregut të punës.Sindikatat thonë se propozimet e Renzit dëmtojnë të drejtat e punëtorëve dhe nuk zgjidhin krizën ekonomike në Itali. Shkalla e përgjithshme e punësimit në Itali është një nga më të ultat në zonën e euros, në 55.7 për qind dhe papunwsia e të rinjve është 44.2 për qind, një nivel rekord.