Basha, të papunëve në Kukës: Nga ju do mbledhin dhe 460 mln USD taksa
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot qytetin e Kukësit, për të dëgjuar dhe mbledhur shqetësimet e kuksianëve e natyrshëm, për t’iu dhënë edhe lajmin e hidhur se me buxhetin e ri, 460 milionë USD më shumë taksa do të mblidhen nga shqiptarët vitin e ardhshëm.Varfëria dhe papunësia në rritje kanë qënë problemet kryesore të shprehura nga banorët, shtuar mbylljen e filialit të universitetit, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe moszhdëmtimin për tokat e përmbytura nga liqeni.Përkundër gjithë këtyre halleve, kreu demokrat Basha ka deklaruar se “problemi është që qeveritarët, në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej. Do ta rrisin çmimin e energjisë, kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015-ën dhe 460 milionë dollarë më shumë parashikojnë t’iu marrin shqiptarëve”.Gjatë këtyre ditëve të fundit, PD-ja ka nisur ta kontestojë Buxhetin e ri të Qeverisë për vitin 2015, i cili parashikon, sipas saj, një rritje të ndjeshme taksash.ar.sh/Oranews.tv