"Fillimet" - libri më i ri i Preç Zogajt për ngjarjet e dhjetorit '90

Tiranë - "Fillimet" është libri më i ri i Preç Zogajt, që sjell për lexuesit shqiptarë, ngjarjet e bujshme të dhjetorit 1990. Fatlum si protagonist e me një përvojë të pjekur si politikan,  Zogaj i sjell ngjarjet e vitit 1990 sikur të kishin ndodhur disa ditë më parë.Rrëfimi vjen në mënyrë kronologjike, duke u ndalur në ngjarjet që shenjuan pluralizmin në Shqipëri, nga takimi i studentëve dhe intelektualëve me Ramiz Alinë, themelimin e Partisë Demokratike dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në atë ngjarje.Ky duhet të ishte libri i parë, kronologjia e ngjarjeve, i Preç Zogajt, por që ka ardhur i fundit në kolanën e veprave të tija politike, që zënë fill nga viti 1996."Fillimet" nis pikërisht në vitin 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Prania e autorit gjatë këtyre ngjarjeve që përshkojnë periudhën post komuniste me vendosjen e pluralizmit, i sjell ngjarjet me një frymë realiste.Oranews.tv