Kujtimet e Zogajt: Pabesia që i bënë Edi Ramës kur u rrëzua komunizimi

Tirane- Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj rrëfen në një libër “pabesinë” që iu bë Edi Ramës kur u rrëzua komunizmi. Fillimi i dhjetorit 1990, Edi Ramën e gjeti në Greqi.Atje kishte përgatitur një ballafaqim të fortë me Ramiz Alinë, por kur erdhi në Shqipëri, më 13 dhjetor tashmë takimi ishte bërë.Rama e kishte përjetuar si një pabesi, si një hile të kohës.Në librin më të ri të tij “Fillimet” Preç Zogaj rrëfen  këto por dhe pse Edi Rama i cili, ndonëse u mirëprit nga disa, u largua nga PD.“Me Gramozin pati një bisedë të tensionuar dhe nga biseda e kuptoi se nuk kishte vend për dy njerëz nga periferia e bllokut, e njëjta fashë e politikës," kujton Zogaj.Pjesë nga Intervista e Preç Zogajt me Patrik Sadikaj në studion e Ora News mbrëmjen e 13 Nëntorit.prec zogajPreç Zogaj: Edi Rama erdhi më 13 dhjetor në mbrëmje pasi kishim mbaruar mbledhjen e misionit nismëtar dhe nga salla u ngjitëm në kat të dytë për mbledhjen e Komisionit dhe Azem Hajdari u caktua kryetari.Rama erdhi nga Greqia dhe pluralizmi e zuri në Greqi, dhe kjo ishte drama e tij, pasi ma ka shpjeguar se kishte idenë sikur i kishin punuar një rreng.Ai kishte qenë me të atin tek nëj i afërm i tij. Ai dhe Instituti i Arteve kishin kohë që ishin ngritur në një qendër të rebelimi realist antiregjim.Blendi Gonxhe ishte një nga studentët më aktivë. Studentët e arteve kishin zhvillur nja dy mbledhje ku kishin stigmatizuar Partinë e Puënës dhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe.  Në të njëjtën orë kishte nisur marshimi i studentëve.Rama nuk e kishte parashikuar këtë, ngarjet e tejkaluan, ecën më shpejt dhe ai qëlloi jashtë Shqipërisë në ditët më të shumpritura prej të riut, me ëndrrat e demokracisë.Kur erdhi pluralizmi Gonxhja kishte njoftuar Ramën në Greqi dhe ai e kishte përjetuar si nëj pabesi si një hile të kohës sepse siç më ka thënë vetë, atje në Greqi kishte punuar me tezat e veta për ballafaqimin me Ramiz Alinë.Dhe unë them në libër: Në kohën kur ai vazhdonte betejën virtual me Ramiz Alinë në ndonjë ballkon të Greqisë, në Tiranë kishte nisur takimi historik i studentëve me Ramiz Alinë.Patrik Sadikaj: Pse nuk qëndroi?Preç Zogaj: Me Gramozin pati një bisedë të tensionuar dhe nga biseda e kuptoi se nuk kishte vend për dy njerëz nga periferia e bllokut, e nëjtja fashë e politikës.Disa e mirëpritën Ramën, madje Arben Demeti e shënoi si pjesëtar të sektorit të organizimit.Ai iku dhe bëri akuza duke ikur duke deklaruar se e kam dëgjuar se nuk keni  goditur ballë për ballë Ramiz Alinë, çështë kjo parti që lavdëron udhëheqësin e partisë.Ishin fjali të sakta në kuptimin e polititologjisë por jo të sakta në kohë pasi dhe retorika ka kohën e vet.prexc zogajok