Ambasadori Shnöll: Insistoj që Austria të investojë në jugun e Shqipërisë

Gjirokastra - “Reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe administrata e politizuar janë kriteret kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këto nuk janë kritere që plotësohen brenda natës, por procese që kërkojnë kohë të marrin drejtimin e duhur. Austria do të vijojë mbështetjen e Shqipërisë në Evropë dhe realizimin e këtyre proceseve të rëndësishme”.Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra ambasadori austriak Thomas Schnöll gjatë vizitës së tij në bashkinë e qytetit ku ka ofurar më shumë mbështetje për investime në Jug të Shqipërisë me kryeqendër Gjirokastrën.“Austria duhet të fokusohet në Jugun e Shqipërisë, ndaj jam sot këtu. Do të insistoj që kompani të mëdha austriake të investojnë në Shqipëri e veçanërisht në Jug të Shqipërisë”.Kryebashkiaku Bime u shpreh se gjatë këtij takimi është folur për mundësi të reja bashkëpunimi, duke e cilësuar Austrinë si një mbështetës të fortë të infrastrukturës dhe trashëgimisë në Gjirokastër.Ambasadori austriak Thomas Schnöll është ndalur pasditen e djeshme në qytetin e gurtë pas vizitës në qytetin e Sarandës në kuadër të një turi vizitash në Jugun e Shqipërisë.Oranews.tv